Lajme

Miftaraj: E pamundur t’i reagohet kësaj qeverie sa shpesh ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 16 August 2023

Njohësi i çështjeve të drejtësisë, Ehat Miftaraj ka thënë se para disa vitesh reagimet në rastet kur politika përmes deklaratave ka cenuar pavarësinë e sistemit gjyqësor, prokurorial ose kushtetues kanë pasur kuptim.

Ai është shprehur se në dy vitet e fundit reagimit i ka humbur kuptimi, pasi sipas tij, është e pamundur të reagohet ndaj qeverisë, sa shpesh ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit të rregullt dhe Gjykatës Kushtetuese.
Miftaraj ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese po e mbron Kushtetutën dhe strukturën e shtetit.

“Dy vitet e fundit edhe reagimit i ka humbur kuptimi. Është e pamundur me ndjek ketë qeveri me reagime sa shpesh ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit të rregullte dhe Gjykatës Kushtetuese. Sidoqoftë, me krejt të metat që ka gjyqësori i rregullte dhe Gjykata Kushtetuese me plote të drejte dhe ne mënyre profesionale Gjykata Kushtetuese po e mbron Kushtetutën dhe strukturën e shtetit. Pushteti është i përkohshëm, shteti dhe vlerat që i garanton Kushtetuta duhet mbrojtur”, ka shkruar Miftaraj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera