Miftaraj: Duhet të binden shtetet skeptike për liberalizim të vizave
Autori: Gazeta inFokus
08:42 | 28 Janar 2022
Drejtori ekzekutiv Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj, ka thënë se Komisioni evropian ka konstatuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.
Miftaraj ka thënë se dy shtetet që po hezitojnë që kosovarët ta kenë liberalizimin janë Holanda dhe Franca, ku për këtë të fundit, Miftaraj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të kenë kontakte dhe takime në mënyrë që t’i bindin ta heqë veton ndaj liberalizimit të vizave, raporton Ekonomia Online.
“Komisioni evropian ka konstatuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Fatkeqësisht janë dy shtete ku Franca është ndër kryesoret të cilat kanë hezitime me faktin se Kosova përnjëmend ka përmbushur të gjitha kriteret për luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Në këtë drejtim besoj që institucionet tona dhe qeveria do të duhej që të kenë kontakte dhe takime me Francën në mënyrë që t’i bindin edhe këtë shtete që në një farë mënyre ta heqë veton ndaj liberalizimit të vizave”, ka thënë ai.
Zgjedhjet që priten të mbahen këtë vit në Francë, sipas Miftarajt janë të ndërlidhura me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Nëse Franca do të ndryshoj bindjen besoj që do të kalonte edhe tek Holanda në mënyrë që Kosova ta merr atë që iu takon popullit të Kosovës që të udhëtojë pa viza në Evropë. Në bazë të asaj çka është thënë në muajin shkurt do të vijë një delegacion nga Franca në Kosovë. Në Francë së shpejti do të kemi zgjedhje. Kështu që besoj që këto dy procese do të ndërlidhen me njëra-tjetrën që Franca ta ndryshojë qasjen dhe të marrë një vendim për të lejuar liberalizimin e vizave për kosovarët”, tha Miftaraj.

T� tjera
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...



































