Lajme

Miftaraj: Derisa nuk e dëgjoni SHBA-në ose Britaninë se ka rrezik per luftë ne Ballkan, merrni me sportivitet deklaratat e politikanëve lokal

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 17 September 2022

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili edhe një herë nuk përjashtoi një konflikt të mundshëm me Serbinë.

Miftaraj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkuar se deklaratat e politikanëve lokalë duhet të merren me sportivitet, derisa SHBA ose Britania e madhe nuk paralajmëron rrezikun për luftë.

“Derisa nuk e dëgjoni Amerikën ose Britaninë e Madhe se ka rrezik per luftë ne Ballkan, merrni me sportivitet deklaratat e politikanëve lokal”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka folur për mundësinë e një lufte në Kosovë, duke thënë se Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina.

Për gazetën kroate “Vecernji list”, Kurti ka thënë se beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt, derisa ngriti shqetësimet për bazat serbe në kufirin me Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera