Lajme

MIE: S’ka azil për kosovarët, por as rritje të interesimit për të lëshuar Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 09 September 2017

Zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci Demaj, priti në takim për të diskutuar zhvillimet e fundit me migrimin e parregullt nga Kosova; ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, zëvendës ambasadorin Gjerman, Jan Axel Voss dhe sekretaren e parë nga Ambasada Austriake, Eva Elisabeth Michlits.

Me këtë rast zëvendësministrja Statovci Demaj, i njoftoi të pranishmit për gjendjen aktuale, mobilizimin institucional dhe të dhënat zyrtare në dispozicion se çfarë është duke ndodhur me raportimet e fundit në media për rritje të numrit të qytetarëve për të migruar në mënyrë të parregullt.

“Gjatë këtyre javëve të fundit Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me institucionet relevante është duke monitoruar zhvillimet në këtë drejtim dhe të dhënat e deritanishme dëshmojnë se nuk ka shtim të numrit të atyre që janë duke shkuar në mënyrë të parregullt drejt Hungarisë.

-Advertisement-

Nuk ka rritje të kërkesës për të udhëtuar në drejtim të Serbisë, dhe nuk ka kërkesa për të shtuar linja të reja të autobusëve në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Sipas Statovci – Demajt, ka informata se persona të caktuar, në mënyrë të organizuar janë duke tentuar të mashtrojnë qytetarët se ka një rrugë te kundërligjshme për të hyrë në kufijtë e Schengenit.

“Dua të njoftoj qytetarët e Kosovës se në konsultim edhe me shtetet anëtare të BE-së jemi njoftuar se këto janë dezinformata dhe, edhe zona e gjelbër në kufi ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë është e mbyllur dhe se në rast të ndonjë kalimi eventual, organet e sigurisë Hungareze do të marrin masa ligjore për kalim të parregullt të kufirit. Me qëllim që qytetarët tanë të mos bien në lajthitje nga kontrabanduesit, apelojmë te qytetarët tanë që të mos e marrin këtë rrugë sepse përveç shpenzimeve materiale atyre do t’u ndalohet edhe hyrja në Schengen për vite të tëra”, ka thënë ajo.

Po të njëjtën gjë e konfirmoi edhe Ambasadori Markusz dhe përfaqësuesit tjerë, se njëkohësisht do të ketë ndalim udhëtimi për të gjithë ata qytetarë që gjenden duke kaluar kufijtë e zonës Schengen në mënyrë të parregullt.

Kosova është vend i sigurt i origjinës dhe qytetarëve të sajë nuk u njihet e drejta e zilit në shtet anëtare të BE-së.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e Ambasadave të BE-së në Kosovë, ishin mirënjohës ndaj institucioneve të Kosovës për proaktivitetin e shfaqur dhe marrjen e masave adekuate për të parandaluar një valë të migrimit të parregullt të qytetarëve të Kosovës si rrjedhojë e agjendave të atyre që kanë për synim dezinformimin e qytetarëve dhe përfitimin material në dëm të tyre.

Përfaqësuesit e Ambasadave të lartëcekura bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos bien pre e politikave qëllimkeqe dhe të mos marrin rrugën e parregullt duke rrëzikuar vetën dhe familjarët e tyre.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera