MIE: Respektimi i barazisë gjinore në Kosovë vlerësohet lartë e nga BE-ja
Autori: Gazeta inFokus
11:39 | 02 Maj 2017
Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim Ambasadoren Mara Marinaki, Këshilltare Kryesore për çështjet gjinore dhe gratë, paqen dhe sigurinë nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS).
Me këtë rast Ministrja Ahmetaj dhe Ambasadorja Marinaki biseduan për gjendjen aktuale në Kosovë si dhe rreth avancimit me integrimin aktiv të gruas në shoqëri, vendimarrje dhe të drejtës në pronë. Kjo pasiqë Kosova posedon legjislanicion më integrues, model i BE-së, dhe implemetimi i këtyre të drejtave të garantuara duhet monitoruar në vazhdimësi.
Ministrja Ahmetaj potencoi rëndësinë e përkrahjes së standardeve dhe vlerave evropiane në shoqërinë tonë, dhe njëkohësisht thekesoi se këto praktika gëzojnë përkrahjen e opinionit si e drejtë e pakontestueshme për inkuadrim të plotë të grave në vendimarrje dhe shtetndërtim.
Ndërkaq Ministrja Ahmetaj falënderoi znj. Marinaki për kontributin e saj dhe theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës në vazhdimësi janë duke u përpjekur që ta avancojnë pozitën e gruas në të gjitha segmented e jetës. Ministrja Ahmetaj gjithashtu u zotua se për këtë çështje edhe si ministre do të vazhdoj për të dhënë kontributin përsonal dhe profesional në mënyrë që respektivisht gruaja në Kosovë të njihet si vlerë dhe jo si barrë për shoqërinë.
Ambasadorja Mara Marinaki u shpreh e kënaqur me arritjet e institucioneve të Kosovës në fushën e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave në përgjithësi. Me këtë rast ajo potencoi se në veçanti korniza ligjore është model për vendet e rajonit ndërkaq në fazën e implementimit dhe ngritjes së vetëdijes duhet të vazhdohet të punohet tutje.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
































