Auto&Tech

Microsoft prezantoi “Fluent Design”, pamjen e re të Windows 10

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 13 May 2017
Gjatë konferencës së zhvilluesve, Microsoft solli të reja pafund e një ndër to që tërhoqi vëmendjen ishin të rejat e Windows 10-ës dhe përditësimit të radhës madhor që po vjen në shtator.

Ky përditësim do të sjellë një gjuhë të re dizajni të cilën Microsoft e prezantoi si “Fluent Design”, një përpjekje e ngjashme me dizajn material të Google, njofton PCWorld.al.

Qëllimi është ofrimi i një gjuhe të vetme dizajni, e cila do të funksionojë në të gjitha pajisjet duke u lehtësuar punë zhvilluesve.

Në tërësi dizajni i ri përfaqëson një gjuhë e cila është e pastër, me animacione, materiale dhe shtresa. Si rezultat Microsoft do të risjellë gjysmë transparencën të cilën aplikacionet Windows e humbën me versionet e reja të sistemit operativ.

-Advertisement-

Microsoft do të përdorë dizajnin e ri edhe për pajisjet me një laps ‘stylus’ në mënyrë që të lehtësohet përdorimi i tabletëve apo kompjuterëve Windows.

Dizajni “Fluent” është ndërtuar për të funksionuar me forma të ndryshme interaktiviteti, ndryshe nga ai “Metro” i cili ishte i fokusuar në interaktivitetin me prekje.

fluent_depth_build fluent_build-1-730x410

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera