Lajme

Michel: Zgjerimi i BE-së do ta bëjë atë më të sigurt dhe do të sigurojë stabilitet dhe paqe në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 17 November 2023

Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian do ta bëjë BE-në më të sigurt dhe më të avancuar, por edhe do të sigurojë stabilitet dhe paqe për vendet e Ballkanit.

Me të mbërritur në Zagreb, ku do të bisedojë me kryeministrat e Kroacisë, Maltës, Polonisë dhe Italisë, Mishel theksoi se është e nevojshme që anëtarët e BE-së të arrijnë unitetin për çështjet strategjike.

Gjatë javës së kaluar, Komisioni Evropian rekomandoi që Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia dhe Ukraina duhet të fillojnë negociatat për anëtarësimin në BE. U rekomandua gjithashtu që Gjeorgjia të merrte statusin e kandidatit për anëtarësim.

-Advertisement-

Në mes të dhjetorit, liderët e BE-së duhet të vendosin nëse do të pranojnë rekomandimin e Komisionit Evropian, raporton Srna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera