Michel në konferencën NATO-BE: Po përshpejtojmë procesin e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus
15:36 | 10 January 2023
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në këtë fillimvit ka mbajtur një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kryefjalë e tyre ishte lufta në Ukrainë dhe se si shtetet anëtare të BE-së dhe ato të Aleancës duhet të qëndrojnë bashkë kundër agresionit rus në Ukrainë.
Në fjalën e tij, Michel përmendi edhe Ballkanin Perëndimor dhe përsëriti zotimin për përshpejtim të procesit të zgjerimit, raporton Gazeta Express.
“Ne po forcohemi. Ne po përshpejtojmë procesin e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor dhe morëm vendimin historik për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe perspektivën europiane për Gjeorgjinë”, ka thënë ai në konferncë.
Ai tha se lufta e Rusisë kundër Ukrainës i ka afruar BE-në dhe NATO-n.
“Në fakt, sot jemi më afër se kurrë. Të dyja organizatat tona kanë rritur së fundmi ambicien tonë duke përmirësuar strategjitë tona për sigurinë tonë të ardhshme. Organizatat tona janë plotësuese – NATO mbetet themeli i mbrojtjes kolektive dhe thelbësor për sigurinë euroatlantike. Dhe BE-ja është e vendosur të kontribuojë në mënyrë më efektive për sigurinë globale dhe transatlantike”.
“Me deklaratën e sotme, ne duam ta çojmë bashkëpunimin tonë në një nivel tjetër për të siguruar paqen dhe stabilitetin. Dhe për të intensifikuar bashkëpunimin tonë në fusha të reja si mbrojtja e infrastrukturës kritike, hapësira, implikimet e sigurisë të ndryshimeve klimatike dhe manipulimi e ndërhyrja e informacionit të huaj”.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...