Rozë

Michael Jackson, i vdekuri më i pasur!

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 03 November 2017

Këngëtari amerikan Michael Jackson, i cili ka vdekur para 8 viteve, gjendet në pozitën e parë të top-listës së revistës “Forbes”, si personaliteti i famshëm i ndjerë më i pasur në botë dhe atë për të pestin vit me radhë, me një fitim vjetor prej 75 milionë dollarëve, transmeton Zeri.info.

Sipas shkrimit të kësaj reviste, fitimi i këngëtarit është rritur falë publikimit të albumit të ri me hitet e tij ‘Cirque du Soleil Las Vegas’ dhe falë hises në shtëpinë diskografike ‘EMI’. Në mesin e 13 emrave në këtë listë, gjenden edhe dy këngëtarë të tjerë.

Elvis Presley është në pozitën e katërt me një fitim prej 35 milionë dollarëve gjatë vitit të fundit dhe këtë pasuri ia kanë sjellë hoteli dhe parku argëtues në Memfis, ndërsa këngëtari Bob Marley është i pesti me një fitim prej 23 milionë dollarë.

-Advertisement-

Në pozitën e dytë të kësaj liste, është lojtari i golfit Arnold Palmer, i cili ka vdekur vitin e kaluar, ndërsa fitimi i tij gjatë 12 muajve të kaluar, ishte 40 milionë dollarë, kjo falë shitjes së koleksionit të modës me emrin e tij. Në pozitën e tretë renditet babain i këngëtarit të muzikës ‘blues’, Charlie Brown, Charls Schulc, me një fitim prej 38 milionë dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera