Lajme

MI me mbikqyrje profesionale për patentë shofer

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 23 June 2017

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sot e nënshkroi udhëzimin administrativ për mbikëqyrjen profesionale në fushën e patentë shoferit.

Sipas MI-së, ky udhëzim administrativ ka për qëllim përcaktimin e procedurave për zbatimin e mbikqyrjes profesionale, masat që ndërmerren ndaj subjekteve dhe personave të cilët tregojnë performancë të dobët profesionale, aktivitetet e mbikqyrjes profesionale, kompetencat e organit për mbikëqyrje profesionale në fushën e patentë shoferit (në tekstin e mëtejmë: mbikqyrja profesionale).

Udhëzimi Administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera