Lajme

Mhill Fufi gjen sekretin, bëhet drejtor transportesh nga mirënjohja e Edi Ramës

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 30 December 2017

Koncepti i mirënjohjes në politikë për Edi Rama është aq relativ sa vështirë të gjesh shembuj konkretë për t’i provuar ekzistencën. Por duket se Mhill Fufi është një prej atyre, që e ka zbuluar sekretin.

Në fund të mandatit, ish deputeti i Partisë Demokratike të Laçit bashkoi votën me mazhorancën dhe u përjashtua nga Partia Demokratike. PS nuk e ka harruar dhe në mandatin e dytë, e kanë emëruar Drejtor të Transportit Rrugor në Lezhë.

Lajmi qarkulloi sot në media, sepse Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme pati dyshime se Mhill Fufi mund të kishte qenë i dënuar jashtë vendit dhe kërkoi një verifikim për të nga Interpol. Në përgjgijen që ka mbërritur, Fufi rezulton i pastër dhe nuk ka asnjë dënim jashtë vendit.

-Advertisement-

Ndoshta kjo përgjigje pozitive mund të shërbejë si një arsye për ta promovuar në administratën e PS-së.©Lapsi.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera