MFT konfirmon: Punëtorët medial janë të përfshirë në Pakon Emergjente
Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 03 April 2020
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar përgjigjen zyrtare nga Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) lidhur me kërkesën e AGK-së për përfshirjen e punëtorëve medial në Pakon Emergjente.
Nga MFT është konfirmuar se punëtorët medial janë të përfshirë në Pakon Emergjente dhe rrjedhimisht mund të jenë përfitues të ndihmës financiare, pasi që mediat në këtë rast janë konsideruar si biznese, ku mediat janë punëdhënës dhe punonjësit medialë janë punëmarrës.
Procedurat e aplikimit ende nuk janë publikuar pasi ministria ka konfirmuar se është në proces të finalizimit të pjesës operacionale.
Në vazhdim mund të gjeni sqarimet nga MFT se si mund të perfitojnë mediat nga Pakoja:
Pika 1.3: Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit public, si në vijim:
• Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë (170 €) euro, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo deri në dyzet e një milionë (41,000,000.00 €) euro;
• Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo në vlerë prej dymbëdhjetë milionë (12,000,000.00 €) euro; dhe
• Mbulimi i vlerës së kontributeve pensionale për pagat lidhur me masat e parapara me këtë vendim për muajin Prill dhe Maj, deri në vlerë prej tetë milionë (8,000,000.00 €) euro;
Pika 1.10: Sigurimi i likuiditetit financiar për:
• Mikro-ndërmarrjet dhe të vetë-punësuarit nëpërmjet programeve të caktuara të Fondit për Garntimin Kreditor të Kosovës, në shumën dhjetë mijë (10,000 €) euro për periudhën 24 muajsh, në vlerën deri në pesëmbëdhjetë milionë (15,000,000.00 €) euro; dhe
• Shoqëritë Tregtare/Kompanitë të autorizuara të ofrojnë shërbime bazike (të ngjashme me ato të ndërrmarrjeve publike) me kthim deri më 31.12.2020, në kuadër të vlerës së caktuar në pikën 1.4 të këtij vendimi;
Pika 1.14. Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku një (1) vjeҫare gjatë periudhës së situatës emergjente së shëndetit publik, nga njëqind e tridhjetë (130 €) euro për dy muajt pasues pas regjistrimit, në vlerë deri në gjashtë milionë (6,000,000.00 €) euro
Në kërkesën e datës 28 mars 2020, AGK kishte kërkuar nga MFT që të përfshihen në këtë pako; gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe të gjithë punonjësit medial, pasi ata janë pothuajse në vijën e parë të frontit në betejën me pandeminë.
AGK rithekson se është në dispozicion gjatë kësaj periudhe me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për të lehtësuar punën e kolegëve tanë.
Të tjera
-
Shumica e vendeve të BE-së pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të ...
-
Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për ...
-
Deliu Kodra: Raporti i DASH-it shpërfaq paaftësinë e Qeverisë Kurti
Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se raporti i fundit i Departamentit...
-
RrGK e shqetësuar me “dënimin e ulët” për të akuzuarit në rastin e dhuñimit të 11-vjeçares
Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur shqetësim të madh në lidhje me dënimin ...
-
Sülmohet me tullë në kokë dhe i grabitet zinxhiri nga qafa
Një person në Mitrovicë të Veriut ka informuar policinë se pak minuta pas mes...
-
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit dip...
-
Lirohet nga akuza për korrupsion zyrtari i prokurimit në Komunën e Obiliqit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin...
-
Arrestohet një serb, në gjendje të dehur goditi një veturë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me shtetësi serbe pasi i njëjti kis...
-
Marrëveshja skandaloze e Liburn Aliut që pritet të ratifikohet të enjten në Kuvend i jep sovranitet Maqedonisë së Veriut të projektoi tunelin edhe brenda territorit të Kosovës
Me 12 janar të këtij viti, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku ...
-
PSD mban konferencë sot para Prokurorisë Speciale
Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë n...
-
Krasniqi në ditëlindjen e Thaçit: Urime president, dielli do të lindë përsëri
Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast...
-
Von Cramon takohet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës: Pasivizimi i adresave nga Serbia duhet ndaluar menjëherë
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar...