Lajme

MF sqaron: Shkurtimi i afatit për verifikim të viktimave të dhunës u bë me kërkesë të tyre

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 27 September 2017

Ministria e Financave përmes një komunikate sqaron se kërkesa e ministrit Bedri Hamza për shkurtim të afatit të verifikimit të viktimave të dhunës seksuale, ka ardhur si rezultat i kërkesave të vazhdueshme të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe shoqërisë civile, që shteti të fillojë të zbatojë legjislacionin në mënyrë që sa më shpejt të përfitojnë pagesat kjo kategori.

Sa i përket çështjes së afatit të verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, në mbledhjen e Qeverisë të datës 23.09.2017, ministri i Financave Bedri Hamza ka deklaruar se afati prej 5 vjetësh që është paraparë për përmbylljen e këtij procesi, të shkurtohet dhe të bëhet në 5 muaj.

“Duke e trajtuar me seriozitet të madh si çështje ligjore dhe morale, ministri Bedri Hamza ka kërkuar gjithmonë me qëllim të mirë që ky proces të finalizohet sa më shpejt, mundësisht brenda një afati 5 mujor, me qëllim që kjo kategori ti përfitojë sa më shpejt që është e mundur pagesat ashtu siç edhe parashihet me ligj”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera