Lajme

MF: Lirohen nga TVSH-ja importuesit, blerësit dhe lexuesit e librit

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 20 October 2018

Në kuadër të reformës fiskale të cilën e ka ndërmarrë Ministria e Financave për ta ndihmuar Zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, ka paraparë lirime për qytetarët e Kosovës.

“Para disa muajve Ministria e Financave ka liruar nga Tatimi Doganor të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për pajisjet e Teknologjisë Informative të cilat i sjellin në vendin tonë, kjo me qëllim që të rinjtë dhe të rejat të kenë mundësi të zhvillimit të shërbimeve të TI-së”, thuhet në njoftim.

Kurse, thuhet tutje, me aprovimin dje të projekt ligjit për Tatimin e Vlerës së Shtuar, Ministria e Financave bën edhe një hap tutje duke liruar nga Tatimi i Vlerës së Shtuar të gjithë importuesit, blerësit dhe lexuesit e librit në Republikën e Kosovës, kjo pa dyshim që do të ndihmoj jo vetëm shitësit e librit të cilët kanë paguar Tatimin e Vlerës së Shtuar me rastin e importimit, përkatësisht shitjes së librit por do ti ndihmoj edhe blerësit e librit, ku libri do të duhet të jetë më i lirë në çmim se sa ishte deri më sot.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy