Sport

Mezani zbulon problemin që po e ka Gjilani në këtë fillim kampionati

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 01 October 2020

Gjilani nuk ka arritur me shumë se një barazim pa gola 0-0, në udhëtim të Drenica, në duelin e vlefshëm për javën e katërt në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i gjilanasve, Gentjan Mezani, i cili ka treguar problemin e madh që po e ka skuadra e tij në këtë fillim sezoni.

“Në katër ndeshje na është shfaqur problemi me konkretizimin e rasteve. Na mungon njeriu gol, ose personi që mund ta shtyjë topin në rrjetë. Ne duhet të përmirësohemi në këtë drejtim, sepse e patë edhe sot nuk mjaftoi dominimi i ndeshjes. Kemi lënë shumë pikë prapa dhe në ndeshjet e radhës duhet të marrim masat. Jemi të kushtëzuar të improvizojmë, pasi që kemi këta futbollistë dhe presim të na rikthehen edhe futbollistët e tjerë nga lëndimet. Ne kemi një objektiv këtë edicion dhe nuk guxojmë të mbetemi prapa”, deklaroi Mezani fillimisht për “Art Sport”.

-Advertisement-

Tutje tekniku vlonjat foli edhe për dëmtimet e futbollistëve.

“Dëmtimet po vijnë nga lodhja e madhe. Kemi patur disa dëmtime dhe kjo na ka penalizuar. Shpresojmë që pas pushimit të na rikthehen disa nga titullarët”, përfundoi Mezani.

Pas këtij barazi Gjilani renditet i gjashti me 5 pikë të arkëtuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera