Sport

Mezani flet për barazimin me Dritën dhe ndërprerjet e shpeshta në fushën e lojës

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 18 October 2020

Gjilani ka luajtur baras me Dritën 0-0, në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, i cili ka thënë se në pjesën e dytë e kanë dominuar kundërshtarin.

“E nisëm ndeshje mirë, por më pas filluam të lëshonim terren, me ç’rast edhe skuadra e Dritës na vuri në vështirësi për disa momente. Në pjesën e dytë u shfaqëm krejtësisht ndryshe, me ç’rast dominuam kundërshtarin në fushën e lojës. Tentuam të mbanim topin sa më gjatë në posedim dhe të krijonim mundësi, por gjithsesi mbetem i kënaqur me reagimin e skuadrës në pjesën e dytë dhe kjo ka rëndësi”, deklaroi Mezani për “Art Sport”.

-Advertisement-

Tutje tekniku vlonjat foli edhe për ndërprerjet e shumta në fushën e lojës.

“Në derbi natyrisht se ka shumë duele, pasi që dy skuadrat luajnë për të fituar. Ne ishim të përgatitur edhe për duele, pasi që kemi futbollistë me eksperiencën e derbit dhe dijnë mënyrën se di duhet qasur kësaj ndeshje”, përfundoi Mezani.

Pas këtij barazimi Gjilani renditet i treti me 9 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera