Sport

Mezani: Fitoren i’a dedikojmë Shukri Sylejmanit

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 23 September 2020

Pas humbjes nga Feronikeli, Gjilani e ka gjetur fitoren e parë në sezonin e ri në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit e kanë mposhtur në udhëtim Llapin me rezultat minimal 1-0, me golin e realizuar nga sulmuesi malazez Darko Nikac, i cili u asistua për mrekulli nga Gerhard Progni.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit e ka quajtur fitore të madhe triumfin në Podujevë, por ka kritikuar sërish lojën e futbollistëve të tij.

-Advertisement-

“Një fitore e madhe, fitore e merituar. Futbollistët edhe sot nuk kanë luajtur ashtu siç ne duam të luajmë. Përsëri kanë bërë gabime, por janë të kuptueshme”, u shpreh Mezani për Art Sport.

Tekniku vlonjat tha se kjo fitore i dedikohet ish-presidentit të klubit, Shukri Sylejmanit, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

“Kjo fitore i dedikohet Presidentit Historik të klubit, Shukri Sylejmani, i cili ka vdekur sot në orët e mëngjesit”, deklaroi ai.

Mezani shto se kjo fitore ishte përgjigjeje e mirë pas asaj humbjes nga Feronikeli javën e kaluar.

“Ishte një përgjigje e mirë e skuadrës pas humbjes nga Feronikeli. Përgjithësisht luajtëm mirë dhe luftuam shumë”, theksoi trajneri i Gjilanit.

Për fund Mezani zbuloi se transferimi i ri, Musolli luajti pa asnjë stërvitje.

“Musolli ka luajtur pa asnjë stërvitje. Ai ka ardhur sot direkt në ndeshje. Mendoj që është një futbollist që do ta rritë cilësinë e futbollit kosovar. Edhe neve sigurisht që do të na ndihmojë shumë”, përfundoi Gentjan Mezani.

Në ndeshjen e ardhshme Gjilani e pret Ballkanin, ndërsa Llapi është mysafir i Trepçës ’89./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera