Sport

Mevlan Zeka: Edhe UEFA e din se kampioni nuk mund të shpallet me renditjen aktuale

Autori: Erion Maliqaj 20:35 | 09 April 2020

Sulmuesi i Feronikelit, Mevlan Zeka beson shumë së kampionati do të rifillon së shpejti, shkruan Gazeta inFokus.

Ai në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se edhe UEFA e dinë mirë së kampioni nuk mund të shpallet sipas renditjes aktuale.

“Unë nuk besoj që do të anulohet kampionati, jam i bindur që do të fillon sepse edhe UEFA e din mirë këtë gjë se nuk mund të shpallet kampioni sipas renditjes aktuale pa përfunduar krejt kampionati. Shpresoj që të fillon sa me shpejt dhe kampioni te shpallet në fushën e lojës”, tha Zeka.

-Advertisement-

Fotografia e Mevlan Zeka

Futbollisti i Niklit ka thënë se skuadrat kosovare janë të vogla, por nëse Liverpoolit do ti mohohet titulli do të jetë një gjë shumë absurde.

“Ne jemi skuadra të vogla kur e shef Liverpoolin që pas 30-të viteve është aferë titullit e ti mohohet një gjë e tillë është absurde”, është shprehur sulmuesi i njohur kosovar.

Për fund Zeka është lutur që kjo pandemi të kaloj sa më shpejtë dhe të kthehemi në normalitet.

“Dashtë Zoti që kjo pandemi të kalon sa me shpejt dhe ti kthehemi normalitetit si në futboll ashtu dhe në të gjitha sferat e jetës faleminderit”, përfundoj Mevlan Zeka./Gazeta inFokus/

Fotografia e Mevlan Zeka

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera