Lajme

Metsola: Ukraina do të fitojë, të ndalojmë naftën dhe gazin rus

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 06 May 2022

Ukraina do të fitojë, deklaroi kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta

Metsola duke folur në konferencën evropiane ”The State of the Union”.

“Ne duhet të zgjidhim varësitë tona nga Kremlini, ne do t’i japim fund importeve të naftës dhe ne duhet të përfundojmë politikën tonë zero të gazit nga Rusia”, theksoi ajo.

-Advertisement-

”Tani, në këtë shekull, lufta në Ukrainë është një tragjedi njerëzore, që do të thotë se liderët largpamës duhet të ngrihen sot dhe të japin një sinjal se do të jemi të guximshëm dhe të vendosur për të mbështetur Ukrainën jo vetëm me fjalë” theksoi presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

”Ne kemi nevojë për vendime, ne kemi nevojë për para’, kemi nevojë për një koordinim të fortë dhe për këtë na duhet vullnet politik”, shtoi ai. /ATSH-ANSA/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera