Ato mbajnë peshën e trupit, presionin e jetës moderne, vuajnë qëndrimin mbi takat e larta dhe janë në ecje të vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Ky stres i përditshëm bën që këmbët të fryhen, lodhen, krijojnë plagë, ashpërsohen dhe madje në disa raste edhe të marrin infeksione nëse nuk pastrohen rregullisht. Një tjetër problem me këmbët është e futja e thoit nën mish duke shkaktuar inflamacion rreth gishtit. Ajo shkakton dhimbje në ecje, sa në disa raste nuk mund të mbani dot as këpucën veshur. Ndiqni këto këshilla me përpikmëri për të pasur këmbë të buta dhe të bukura gati për sezonin veror.
1-Mbajini gjithmonë këmbët e thata.
2-Pritini thonjtë sa më drejt,
3-Relaksojini këmbët duke i futur në ujë të ngrohtë: Shtoni në të sodë buke, pak xhel larës dhe disa pika vaj esencial që pëlqeni. Kjo do i mbajë këmbët e buta duke larguar lëkurën e vrazhdë. Mbajini në ujë të ngrohtë për 20 minuta më pas pastrojini me gurë për të larguar lëkurën e ashpër dhe kallot.
4-Kujdesuani për thonjtë nën mish në mënyrën e duhur: Fillimisht futini ato në ujë të ngrohtë me kripë për 20 minuta dhe më pas me një ll dentar kalojeni poshtë thoit për të nxjerr jashtë mishit cepin e tij. Pas kësaj trajtojeni zonë me një antiseptik për ta mbrojtur nga infektimi. Përsëriteni këtë proces deri sa gishti të shërohet.