Metodat për parandalimin e kancerit të gjirit
Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 22 July 2017
Kanceri i gjirit është më i diagnostikuari te gratë, veç kancerit të mushkërive. Në çdo 8 femra është llogaritur se kanceri i gjirit mund ta prekë jetën e tyre. Gjenetika është një ndër faktorët e rrezikut që nuk mund ta ndryshojmë, mirëpo ne mund ta ndryshojmë mënyrën e jetesës që të mund ta parandalojmë kancerin e gjirit.
Të ndalohet menjëherë përdorimi i alkoolit
Studimet kanë zbuluar se te gratë të cilat konsumojnë pije alkoolike, zhvillohet kanceri në një normë më të lartë. Sa është kjo normë? Bazuar në disa studime, zonjat të cilat konsumojnë 2 deri 5 pije në ditë, rrezikojnë më shumë se ato gra të cilat nuk konsumojnë alkool.
Mospirja e duhanit
Edhe pse nuk ka pasur një lidhje të drejtpërdrejtë midis duhanit dhe kancerit të gjirit, studimet sugjerojnë se pirja e duhanit në moshë të re mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së kancerit. Përdorimi i duhanit jo vetëm që mund të jetë një rrezik për shfaqjen e kancerit të gjirit, porse është konstatuar se pirja e duhanit përfundimisht paraqet një nga faktorët e rrezikut për shfaqje të kancerit të mushkërive.
Aktivizohuni fizikisht
Aktiviteti fizik mund të reduktojë rrezikun e kancerit të gjirit. Studimet e bëra nga Iniciativa e Shëndetit të Grave kanë zbuluar se gratë që ecin me kohë prej 1 deri 2,5 orë në javë kanë reduktuar rrezikun e kancerit të gjirit për 18%. Ushtrimi nuk nënkupton gjithmonë palestrën ose ushtrimet tradicionale.
Historia familjare
Historia familjare lidhur me shfaqjen e kancerit të gjirit mund të rrisë edhe rrezikun tuaj nga kjo sëmundje. Nëse një grua në familjen tuaj rishtas ka pasur kancer të gjirit, është e rëndësishme që ta dijë edhe mjeku te i cili shëroheni. Studimet kanë treguar se kanceri i gjirit mund të jetë gjenetik. Testimi dhe këshillimi gjenetik është në dispozicion për ato që mendojnë se kanë pasur familjare të sëmura nga kanceri i gjirit.
Mbani mend: nëse nëna apo motra juaj ka pasur kancer të gjirit, kjo nuk do të thotë që edhe te ju patjetër të zhvillohet kanceri i gjirit!
Shmangni terapitë për zëvendësimin e hormoneve
Studimet kanë treguar një lidhje mes përdorimit të terapisë për zëvendësimin e hormoneve për një kohë të gjatë dhe kancerit të gjirit. Kjo lidhje tregon se kombinimi i estrogjenit me progesteron rrit faktorin e rrezikut. Nëse keni nevojë të merrni terapi për zëvendësimin e hormoneve, bisedoni paraprakisht me mjekun tuaj rreth rrezikut dhe gjendjes suaj personale.
Kontrolloni gjinjtë tuaj çdo muaj
Duke kontrolluar gjinjtë tuaj çdo muaj, ju nuk mund të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, por kjo mund të ndihmojë për të zbuluar me kohë kancerin e gjirit. Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit, aq më pak agresiv është trajtimi.
Mundohuni të mbani një dietë të ulët yndyre
Një dietë e ulët yndyre, jo vetëm që e ul rrezikun e trashjes, por ajo mund të zvogëlojë edhe rrezikun e kancerit të gjirit. Ne e dimë se estrogjeni luan një rol kryesor në zhvillimin e kancerit të gjirit. Indet dhjamore përmbajnë sasi të vogla të estrogjenit dhe mund të rrisin rrezikun tuaj. Ka pasur studime kontradiktore në lidhje me konsumin e yndyrave dhe rrezikut të kancerit të gjirit, megjithatë të gjitha studimet e bëra tregojnë se trashësia luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e kancerit të gjirit.
Mos harroni ta bëni mamogramin
Ashtu sikur vetë ekzaminimi i gjirit, një mamogram nuk do të parandalojë zhvillimin e kancerit të gjirit, por kjo mund ta zbulojë! Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të ndihet një nyjë-gjëndër në gji, ndërsa mamogrami ka gjasa të zbulojë ndonjë kokërr që nuk mund të ndihet ose të preket.
Lindja e fëmijëve në moshë të hershme
Është e këshillueshme që të lindni fëmijë në mesin e të tridhjetave, më vonë e shton rrezikun.
Dhënia gji redukton rrezikun
Studiuesit besojnë se muajt gjatë shtatzënësisë dhe dhënia gji mund të reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit.
A kanë lidhje deodorantët me kancerin e gjirit?
Lidhja mes kancerit të gjirit dhe deodorantëve është studiuar shumë dhe përfundimi i përgjithshëm është se nuk ka asnjë lidhje mes tyre!
Cilat janë shanset për shërim?
Shanset për shërim varen shumë nga faza e sëmundjes në kohën e diagnostikimit. Faza e parë e kancerit të gjirit (tumor më i vogël se 2 cm pa pasur nyja limfatike) ka shkallë shërimi 95%. Kjo është arsyeja më e rëndësishme për të qenë agresiv dhe proaktiv gjatë kryerjes së vetëkontrollit të gjirit, për të bërë kontroll profesional çdo vit dhe për të bërë mamografi sipas udhëzimeve më lart.
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...