Blerando dhe Meti sot e kanë pasur një pakënaqësi me njëri-tjetrin.
Ata ishin në banjo dhe filluan të debatojnë derisa Blerando ishte duke ia ndarë punët e shtëpisë Metit, pasi ai është kapiten.
“Kapiten je, por duhet të sillesh mirë. Mos u sjellë aty si drejtor. Me urdhër bëje këtë, bëje atë. Nuk dua të marrë infeksion, pa dorëza dhe pa maskë unë nuk punoj”, tha Meti.
Ai mw pas minimizoi distancën fizike mes tij dhe Blerandos, duke e intimiduar atë, konflikt ky që për pak do të qonte në përleshje fizike.
Me vendim të prerë, Vëllau i Madh përjashtoi Metin nga shtëpia.