Meteorologët e OKB-së thonë se vera e sivjetme theu rekordin e nxehtësisë
Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 06 September 2023
Toka ka përjetuar verën më të nxehtë në histori, me temperatura rekorde të regjistruara në Hemisferën Veriore.
Gushti i këtij viti ka qenë më i nxehti në histori, duke mbyllur një sezon të temperaturave brutale dhe vdekjeprurëse, tha Organizata Botërore e Meteorologjisë.
Muaji i kaluar nuk ishte vetëm gushti më i nxehtë që shkencëtarët kanë regjistruar deri më tani me pajisjet moderne. Po ashtu, ai ishte muaji i dytë më i nxehtë i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, pas korrikut të vitit 2023, tha Organizata Botërore e Meteorologjisë dhe shërbimi evropian për klimën, Copernicus.
Gushti ishte për rreth 1.5 gradë Celsius sesa mesatarja e periudhës para-industriale, që është një kufi i nxehtësisë që bota po tenton që mos ta tejkalojë.
Oqeanet e botës – që përbëjnë mbi 70 për qind të sipërfaqes së Tokës – u përballën me temperaturat më të larta ndonjëherë, pothuajse 21 gradë Celsius. Këto temperatura vazhduan për tre muaj rresht.
“Përkeqësimi i situatës klimatike ka filluar”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Deri më tani, viti 2023 ka qenë viti i dytë më i nxehtë në histori, pas vitit 2016, tha Copernicus. Shkencëtarët ua lënë fajin ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu përmes djegies së qymyrit, përdorimit të naftës dhe gazit natyror, por edhe fenomenit natyror El Ninjo, që është duke ngrohur pjesë të Oqeanit Paqësor, gjë që më pas shkakton ndryshime të klimës në mbarë botën. /REL
Të tjera
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...