Lajme

Meta uron Xhaferin: Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 28 January 2024

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Talat Xhaferin për detyrën e tij të re si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

“Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, Talat Xhaferi! Besimplotë se me lidershipin e tij dhe angazhimin e dëshmuar gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik dhe politik”, ka thënë Meta.

“Qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në funksion të perspektivës së integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Meta. /Klankosova.tv

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera