Lajme

Meta takim me kongresmenët amerikanë

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 02 August 2017

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi sot dje takim pune me një delegacion kongresmenësh, anëtarë të Komisionit të Përhershëm Përzgjedhës të Dhomës së Përfaqësuesve për Inteligjencën të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (HPSCI), të kryesuar nga Devin Nunes.

Presidenti Meta dhe kongresmenët amerikanë diskutuan dhe ndanë pikëpamje të njëjta mbi çështje të sigurisë rajonale dhe globale, duke pasur parasysh se Shqipëria, përveçse një anëtare dhe kontribuese e NATO-s, ka treguar e provuar se është edhe një aleate besnike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në koalicionin kundër terrorizmit dhe ekstremizmit ndërkombëtar, shkruan Top Channel

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera