Lajme

Meta: Rexhepi ishte politikan i spikatur

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 21 August 2017

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ngushëlluar familjen e ish kryeministrit Bajram Rexhepi, për vdekjen e tij sot në orët  e para të mëngjesit.

Meta përmes një statusi në facebook, vlerësoi të ndjerin si politikan të spikatur të viteve të para të Kosovës së çliruar.

Ky është postimi i plotë i Metajt:

-Advertisement-

Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të dashurve e miqve të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi për këtë humbje të madhe.

Kreu i Shtetit thekson veçanërisht kontributin i tij si Kryeministër i parë i Kosovës, si politikan i spikatur në vitet e para të Kosovës së çliruar, si luftëtar i paepur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjet i tij për ndërtimin e instucioneve të saj, do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera