Lajme

Meta: Përkrahim vetëm nismat gjithëpërfshirëse, sikurse Procesi i Berlinit

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 23 July 2022

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar lartë pritjen që i ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai derisa ka thënë se me të ndajnë vlerësime të njëjta për bashkëpunimet rajonale, apo iniciativën e Ballkanit të Hapur.

“Shumë e përzemërt pritja nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë tepër të frytshme”.

-Advertisement-

Meta ka përshëndetur iniciativat për realizimin e projekteve të përbashkëta me theks të veqantë hekurudhën Durrës-Prishtinë.

“Jetik realizimi i projekteve të përbashkëta që afrojnë edhe më shumë qytetarët tanë, si ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, me impakt në ekonominë e të dy vendeve dhe të rajonit, që do na bashkojnë më shumë dhe do ndalnin hemoragjinë demografike që na ka prekur”.

Ai ka thënë se nevojitet më shumë koordinim edhe në politikën e jashtme dhe rajonale, në përputhje me qëllimin e përbashkët të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Lidhur me bashkëpunimin rajonal, ndamë të njëjtin vlerësim në përkrahje vetëm të nismave gjithëpërfshirëse, sikurse Procesi i Berlinit”, ka shkruar Meta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera