Lajme

Meta në Medvegjë kërkon që politika t’iu kushtojë më shumë vëmendje shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 26 November 2017

Në pikën kufitare të Mutivodës, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, Zoran Stankoviç, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, këshilltarë shqiptarë të kësaj komune si edhe nga dhjetëra shqiptarë.

Sipas komunikatës për media nga zyra për informim e presidentit, Metës iu bë një pritje e ngrohtë nga shqiptarët dhe drejtuesit vendorë.

“Kjo është një ditë shumë e bukur për mua. Ndihem i emocionuar që ndodhem sot pranë jush. Politika duhet t’iu kushtojë më shumë vëmendje shqiptarëve këtu dhe këtyre zonave.

-Advertisement-

Shpresoj që kjo vizitë e imja të kontribuojë në këtë drejtim. Nga Medvegja dua të theksoj se e ardhmja e popujve tanë dhe e të gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian dhe kjo mund të realizohet vetëm duke bashkëpunuar më ngushtë me njëri-tjetrin”, k thënë Meta gjatë vizitës së tij atje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera