Lajme

Meta në Kosovë/ Nesër takon homologen e tij, Vjosa Osmani dhe liderët tjerë institucional e partiak

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 24 November 2021

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë ditës së nesërme ai do të ketë takime të ndara me liderët institucional dhe partiak të vendit.

Sipas agjendës, presidenti Meta do të takoj homologen e tij, presidenten Vjosa Osmani në ora 15:00, transmeton IndeksOnline.

Poashtu ai parashihet të ketë takime edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, dhe liderët e partive opozitare: Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, dhe Ramush Haradinaj.

Të tjera