Meta me letër të hapur ndaj Kurtit: Ruaju nga momenti kur Gërvalla dhe Peci s’do të jenë më ministra

Autori: Gazeta inFokus
08:35 | 06 May 2025
Burim Meta, ish-deputet nga radhët e Guxo-s, ka dalë me një letër të hapur – dhe këshilluese – ndaj Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.
Meta ka pasur këshilla tonike ndaj Kurtit, që të ketë kujdes nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci, kur këta dy s’do të kenë më pozita ministrore.
“I nderuari Kryeministër, shfrytëzoj këta të dy që mos po del ndonjë e mirë eventuale nga ta, meqë që të dy i ke lider të mosmirënjohjes, jodinjitetit, neokomunizmit e demokraturës, sepse këta të dy me qëllimin e vetëm për t’u afruar me Ju, bën çmos, shajtën e ofenduan, shpifën e tradhtuan edhe shtëpinë nga dolën dhe edhe të Asaj që i krijoi e i formësoi politikisht. Nesër mund t’a bëjnë edhe ndaj Jush, e sidomos kur më s’do të mundesh t’i gradosh me pozita, si psh., ruaju nga momenti kur Gërvalla – Schwarz nuk do të jetë më ministre ne MPJD apo Peci më në MBPZHR!”, tha ai.
Postimi i plotë:
Letër e hapur Kryeministrit Albin Kurti
I nderuari Kryeministër!
E shohim që me një përkushtim të pashoq po përpiqeni të ofroni dorën e pajtimit ndaj LDK-së për një koalicion të mundshëm në të mirën e shtetit. Një përpjekje e tillë e denjë është për t’u vlerësuar padyshim. Por, në pamundësi të realizimit të një qëllimi të tillë të parespektueshëm më herët dhe jo mirë të planifikuar, të urtët thonë: kur diplomacia dështon, fut në funksion mediatorin e mediokritetit!
Kryeministër, në këtë frymë, meqë LDK-ja nuk do të të bindet, mund të konsideroni të dërgoni si ndërmjetës mediatorë z. Pecin e znj. Gërvala – Schwarz, si dy figuara të promovuara për artin e tyre të komunikimit, bindjes e afërsisë, që të dy gjithmonë të gatshëm për t’i shpjeguar të vërtetat ashtu siç u pëlqejnë. Këta të dy mund të të organizojnë edhe një simpozium të nivelit të lartë shkencor e politik, ku mospajtimet i shndërrojnë në unitet dhe debatet eventuale i kthejnë në përshtatje ideologjike. Pra, Peci i vogël por me vota shumë, me një buzëqeshje të matur duke shpjeguar se si marrëveshjet janë gjithmonë të hapura për interpretim, ndërsa Gërvalla – Schwarz garanton se komunikimi është çelësi, veçse ndonjëherë çelësi mund ta ndryshoj edhe bravën! A duhet diçka më qartë se kaq? Dhe nëse edhe kjo diplomaci inovative nuk sjellë frytet e dëshiruara, që të dy janë në gjendje të të organizojnë edhe referundimin popullor, meqë zotërojnë edhe vota shumë! Ose krejt në fund, Kryeministër i ke të fortë, siç i ke pasur deri më tani t’i plasosh edhe në një seri tjetër deklaratash epike mediatike, edhepse me shumë gabime. Këta të dy i ke shembull të kombinimit politik në mes të strategjisë, instiktit dhe talentit të pashoq, në artin e improvizimit e mashtrimit ku shkëlqejnë më shumë se të tjerët. Por, krejt krejt së fundmi i nderuari Kryeministër, shfrytëzoj këta të dy që mos po del ndonjë e mirë eventuale nga ta, meqë që të dy i ke lider të mosmirënjohjes, jodinjitetit, neokomunizmit e demokraturës, sepse këta të dy me qëllimin e vetëm për t’u afruar me Ju, bën çmos, shajtën e ofenduan, shpifën e tradhtuan edhe shtëpinë nga dolën dhe edhe të Asaj që i krijoi e i formësoi politikisht. Nesër mund t’a bëjnë edhe ndaj Jush, e sidomos kur më s’do të mundesh t’i gradosh me pozita, si psh., ruaju nga momenti kur Gërvalla – Schwarz nuk do të jetë më ministre ne MPJD apo Peci më në MBPZHR!
Sinqerisht, Burimi

Të tjera
-
Ambasada italiane del me një njoftim për votuesit italianë në Kosovë
Ambasada e Italisë në Kosovë ka një njoftim me rëndësi mbi procesin e votimit...
-
Gjithçka gati në “San Mamés” për finalen e madhe angleze të Europa League
Stadiumi “San Mamés” në Bilbao të Spanjës është veshur me ngjyrat e f...
-
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut i shkon në shtëpi Behgjet Pacollit
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka qenë mysafir i kryetarit të...
-
Aksidentohet urbani i linjës së aeroportit, bllokohet trafiku tek Zona Industriale (PAMJE)
Bllokim trafiku është shkaktuar sot tek Zona Industriale drejt Prishtinës, si...
-
Rrëmbim në mesnatë në Fushë Kosovë – E mitura merret me forcë nga katër persona, nëna e saj lëndohet gjatë përpjekjes për ta ndihmuar
Ngjarje të rënda që përfshijnë fëmijët vazhdojnë të tronditin opinionin publi...
-
Gjobat e fushatave për zgjedhje, KQZ-ja do t’ua ndalojë mjetet partive nga Fondi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në ...
-
Policia nis hetimet për dje*gien e kamionit në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë
Një kamion është përfshirë nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë...
-
Deputeti i VV-së e pranon: Propozimi që seancat të mbahen një herë në javë ishte gabim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj ka thënë se propozimi që t...
-
Shqiptarit i dështon përpjekja për të marrë azil në Britani të Madhe, gënjeu për orientimin seksual
Një shqiptar ka dështuar në përpjekjen për të marrë azil në Britani të Madhe,...
-
Policia inicion rast penal pas kërcënimit të Presidentes
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast penal pas kërcënimit nd...
-
Meteorologët me parashikim për verën e vitit 2025 – na presin thatësira dhe vapë e madhe
Sipas parashikimeve më të fundit sezonale të publikuara në portalin meteorolo...
-
Rituali 48-orësh i Kuvendit vazhdon edhe sot për herë të 19-të
Për të 19-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës sërish do të tentojë sot (21 ma...