Lajme

Meta: Mbështesim ndërhyrjen ushtarake në Siri

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 14 Prill 2018

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me sulmin e SHBA-ve, Francës dhe Britanisë në Siri.

Meta ka shprehur mbështetjen e ndërhyrjes ushtarake ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Bashar Al Assad.

“Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit.  Jemi në krah të aleateve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, shprehet Meta në mesazhin e tij.

-Advertisement-

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca filluan sulmet ushtarake kundër qeverisë së presidentit Asad për shkak të përdorimit të armëve kimike nga Siria kundër banorëve të saj.

Sulmi i bashkërenduar me Francën dhe Britaninë, shënon herën e dytë që presidenti Trump përdor forcën ushtarake kundër Sirisë. Presidenti Trump e njoftoi goditjen ushtarake të premten në mbrëmje gjatë një fjalimi drejtuar vendit me televizion.

Presidenti tha se sulmet synojnë t’i japin fund përdorimit të armëve kimike nga qeveria e Sirisë.

Ndërsa kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në një deklaratë drejtuar popullit të saj tregoi pohoi se e kishte marrë këtë veprim ushtarak për shkak se konsideron se mbron të drejtat kombëtare të Britanikëve, ndërsa shtoi se nuk kishin asnjë alternativë tjetër.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy