Lajme

Meta liron nga detyra katër ambasadorë, mes tyre edhe vajzën e Ismail Kadaresë

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 01 October 2021

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar lirimin e katër ambasadorëve. Mes tyre është edhe vajza e Ismail Kadares, Besiana Kadare e cila ka shërbyer si ambasadore e Shqipërisë në SHBA.

Gjithashtu, janë liruar nga detyra Arian Spasse, Ambasador në Hungari, Albana Dautllari, pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg dhe Ferit Hoxha, pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

Sakaq, janë bërë me dije edhe detyrat e reja të diplomatëve. Besiana Kadare është emëruar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

-Advertisement-

Dastid Koreshi u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës.

Ferit Hoxha, u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera