Lajme

Meta kërkon sqarime për Lleshin

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 10 November 2018

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e përshëndet përpjekjen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të kërkuar “përgjigje të qarta, të plota dhe shterruese, ndaj të gjitha çështjeve”, që sipas tij, Presidenti i Republikës, “nuk mundi të sqarohej herën e parë”.

Kryeministria thekson se herën e parë, Presidenti nuk ka kërkuar asnjë lloj sqarimi nga kreu i Qeverisë. Përkundrazi, nënvizon deklarata e Kryeministri, ka qenë Kryeministri që i ka kërkuar një takim sqarues Presidentit.

Përmes kësaj deklarate, Kryeministri siguron opsionin publik se ditën e hënë Presidenti Meta do të marrë përgjigje të qarta e të plota, lidhur me pyetjet e tij të dërguara shkresërisht.

-Advertisement-

Kryeministria tregon se vetëm dje Presidenti ka ngritur një problem shkresërisht në formë pyetësori, drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes.

Bashkë me përgjigjet, Presidenti do të marrë edhe një zgjidhje shterruese, e cila nuk lë më asnjë shteg për interpretime të asnjë lloji, për asnjë palë, thekson Kryeministria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera