“Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”
Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 24 October 2024
Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se kreu i PL-së, Ilir Meta, kishte kërkuar strehim politik në Hungari, para se të arrestohej me kërkesë të SPAK.
Ngjela në RTSH tha se ditën e arrestimit, Meta po kthehej nga Kosova, ku kishte vajtur për të shkuar më pas drejt Hungarisë, por u kthye sërish në Shqipëri pasi Budapesti nuk ja kishte pranuar kërkesën për strehim politik.
“Ai kishte kërkuar strehim politik në Hungari dhe nuk ja kishte dhënë Budapesti, prandaj ishte në Kosovë se do shkonte atje dhe u kthye. Brenda rregullave ndërkombëtare është, ka vajtur në Kosovë, ka kërkuar strehim politik dhe nuk ja ka dhënë Budapesti strehimin politik”, tha Ngjela.
Ish-presidenti Ilir Meta u vu në pranga të hënën 21 tetor, ndërsa ndaj tij rëndojnë 3 akuza, korrupsion, mosdeklarim dhe fshehje pasuri dhe pastrim parash. Meta u la në “arrest me burg” nga GJKKO, ndërsa për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi u vendos :detyrim paraqitje”. U la në “arrest në shtëpi” Pirro Xhixho dhe në detyrim paraqitjeje Ema Çoku.
Të tjera
-
IPK nis hetimet rreth pretendimeve se policia keqtrajtoi një person në Mitrovicë të Veriut
Inspektorati Policor i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur...
-
KFOR publikon pamje nga ushtrimi për të parandaluar aktivitetin e paligjshëm pranë vijës kufitare
Ushtarët e KFOR-it të shtunën kanë kryer një ushtrim për të parandaluar a...
-
Ministri Faton Peci dënon sụlmin fizik ndaj kryetarit të Pejës: E papranueshme
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetarit ...
-
Osmani dënon “fuqishëm” sụlmin ndaj Muhaxherrit
Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj kryetarit të Pejës, G...
-
“Nga qielli prej BE-së”, Muharremi tregon se a janë dhurat apo kredi 882 milionë eurot nga BE-ja
Njohësi i Integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka komentuar për cështjen...
-
Tahiri: Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën në rrugë pa krye, me zero perspektivë evropiane
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar se Qeveri...
-
Të dielën “do flemë më shumë”, akrepat e orës kthehen një orë mbrapa
Të dielën, akrepat e orës do të kthehen një orë mbrapa, çka do të thotë se po...
-
Pas Kosovës, Von der Leyen shkon në Mal të Zi
Pas Kosovës, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shku...
-
Haradinaj: Sụlmi fizik ndaj Muhaxherit një akt qyqar, autorët të rrijnë prapa hekurave
Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur si n...
-
Kurti i kërkon presidentes Von Der Leyen heqjen e menjëhershme të masave të BE-së
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar pas takimit që ka pasur sot me presidente...
-
Konjufca: I uroj shërim të shpejtë Muhaxherit, dhụna nuk ka qenë kurrë zgjidhje
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin fizik që k...
-
Presidentja Osmani uron Austrinë: Lidhjet tona diplomatike dhe ekonomike na i ka forcuar diaspora e gjallë kosovare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin austriak, Aleks...