Lajme

Meta: Jeta e Demaçit ishte luftë dhe atë luftë e fitoi

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 28 July 2018

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se veprimtari Adem Demaçi është model i sakrificës për atdhe si dhe model i shembullt dhe përkushtimit për lirinë e popullit.

Këto deklarime Presidenti shqiptar, Ilir Meta i dha sot në ceremoninë komemorative të veprimtarit Adem Demaçi i cili vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare.

”Veprimtari Adem Demaçi u bë për gjithë shqiptarët modeli i shembullit dhe përkushtimit për lirinë e popullit. Jeta jote ishte luftë e ti këtë luftë e fitove, ishte sakrificë e përballim por t’i ja dole t’i tejkalosh ato”.

-Advertisement-

”Europa e gjithë Bota të njohu si Mandela i Europës, si i burgosur shqiptar. Por ti do të mbetesh përjetë Adem Demaçi shqiptar”.

”Adem Demaçi, njeriu ndryshe i nënqiellit tonë. Dhimbja është sa një mal, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe me aq shumë besnikëri”, tha Meta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera