Lajme

Meta i shpallë “luftë” oligarkëve: Të bashkohemi kundër tyre

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 16 September 2020

Biznesmen që kanë kapur shtetin, duke përfituar në mënyra të ligjshme e jashtëligjshme, të dyshimta e shpesh edhe kriminale, shpesh përmenden edhe në Kosovë e edhe në Shqipëri.

Edhe pse fliten edhe emra të tjerë, për në Shqipëri kur përmendet fjala oligark, kryesisht supozohet të flitet për Samir Mane ndërsa në Kosovë për Devollët, shkruan Gazeta Infokus.

E Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë ftesë për t’u bashkuar, kundër tyre.

Meta ka thënë që Shqipëria është mbi të gjitha andaj duhet bashkuar kundër atij që Meta e quan sket të një bande oligarkësh, shkruan Gazeta Infokus.

“Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha! Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar. Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë. Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë! O SOT, O KURRË!”, ka shkruar Meta.

Në 16 shtator të vitit 1942 në Pezë u bënë përpjekje për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtueseve nazifashistë. Protagonistë të këtij Kuvendi ishin 20 delegatë, përfaqësues të krahinave, besimeve të ndryshme fetare dhe bindjeve të ndryshme politike./Gazeta Infokus/

Të tjera