Meta i Listës Guxo reagon pas raportimeve se mund t’i bashkohet LDK’së
Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 09 August 2022
Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta, që funksionon brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i ka mohuar zërat se ai është i pakënaqur me këtë grup parlamentar dhe do t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Meta e ka pranuar se ka disa mendime ndryshe, por kjo nuk nënkupton, sipas tij, që po e braktisë grupin parlamentar.
“Pasha Zotin send nuk është e vërtetë. Nuk ka të vërtetë kurrgjë. Nuk është e vërtetë aspak. Unë kam disa mendime ndryshe, që i mbaj si cilësi brenda grupit që i takoj dhe më të cilin kam fitu. Unë di me mendu edhe ndryshe, por nuk do të thotë se ato janë pakënaqësi. Unë e bëjë veç një detyrë timen kushtetuese që e kam si deputet, mirëpo jo diçka tjetër”, ka thënë deputeti Meta për Demokracia.com
Sipas tij, mendimi ndryshe është vlerë demokratike dhe shprehja e tij merret në konsideratë brenda grupit parlamentar të LVV-së.
“Absolutisht është i pranueshëm dhe merret në konsideratë. Unë sa herë kam kritiku, kam kritiku parimisht. Kam shprehur mendimin tim parimor dhe është dëshmuar që kam pasur të drejtë”, u shpreh Meta.
Ai ka thënë se është i pakënaqur me gjendjen në shëndetësi apo çështjen si shtrenjtimi i rrymës.
Mediat në vazhdimësi kanë raportuar se deputetët e Listës Guxo të Donika Gërvallës janë në kërkim të deputetit të gjashtë për ta krijuar grupin e tyre parlamentar.
Të tjera
-
Bedri Hamza e mbyll ditën në Iliridë: Me ndershmëri, angazhohemi për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka përfunduar ditën e sot...
-
Gambiti i kryeministrit
Në një prej tregimeve më të mira të shkurta, shkrimtari Stefan Cvajg, të quaj...
-
Nesër varrosen tri viktimat e aksidentit në Çubrel
Nesër do të bëhet varrimi i tri viktimave nga aksidenti i djeshëm në Çubrel t...
-
Xhafer Gashi dhe Lendita Bekteshi vizitojnë Raskovën: Mbështetje e fuqishme për ndryshimin që i duhet Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Albana Haxhimustafa Murseli merr pjesë në tubimin e grave të Lipjanit: Do të vazhdoj të punoj për fuqizimin e grave
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana H...
-
Shahin Dervishaj për tubimin e VV-së në Skenderaj: Kjo është e turpshme, provokim dhe mos respekt ndaj viktimave
Kandidati për deputet nga rradhet e Partise Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
Bedri Hamza: Në çdo dorështrëngim dhe në çdo bisedë e tubim, çdo ditë po shoh shpresë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur takime me ...
-
Betim Gjoshi i PDK-së mirëpritet ngrohtësisht nga bashkëvendasit e tij
Kandidati i PDK-së për deputet, Betim Gjoshi i cili për disa ditë u shkëput n...
-
Hamza: Kçiqi i Madh ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka vizituar banorët e Kç...
-
Musliu pas takimit në Çirez: Mbështetja për PDK-në ka qenë dhe është i palëkundur
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Ky është personi nga familja Jashari, që u shoqërua sot në polici gjatë tubimit të VV-së
Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti nuk është pritur mirë në Sken...
-
Haradinaj- Gërvallës: Kur ishim të pushtuar Ramushi quhej “gjeneral i vetëshpallur” nga lajmet e Beogradit, sot kush ia shkruan lajmet Gërvallës
Daut Haraidinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka reaguar Doni...