Lajme

Meta humb mikun e shtrenjtë: Trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la, besnik e zemërmirë

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 01 October 2020

Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije humbjen e një njeriu të veçantë për të. Në një status në rrjetet sociale, Meta shkruan se Hekuran Doko, ish-zyrtar i LSI-së dhe bashkëpunëtor i Presidentit ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.

Ndër të tjera, Meta shkruan se COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona dhe se është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë.

“Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la. Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore. U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko! COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri,”– shkruan Meta në statusin e tij, teksa publikon dhe një foto të Hekuran Doko.

-Advertisement-

Hekuran Doko

Hekuran Doko është nga Çorovoda e Beratit dhe ka jetuar në Fier. Ai ka studiuar në Universitetin e Tiranës si dhe ka kryer shkollim në Shkollën e Lartë Ushtarake. Doko ka punuar pranë strukturave të LSI-së. (f.m/dosja.al)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera