Lajme

Meta dhe Haradinaj vizitojnë familjen Abazi në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 04 December 2019

Presidentit i Shqipërisë , Ilir Meta, i cili po qëndron në Kosovë gjatë ditës së mërkure ka vizituar edhe familjen  Abazi e cila humbi dy djemtë në tërmetin e 26 nëntorit.

Meta në vizitën që është duke bërë në Gjilan është shoqëruar edhe nga Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta inFokus.

Po ashtu pjesë e kësaj vizite është edhe ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

-Advertisement-

Paraprakisht, Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka ndarë dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik si dhe ka zhvilluar një takim me kreun e LDK-së Isa Mustafën dhe nënkryetarët e kësaj partie./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera