Lajme

Meta: As nuk më kërcet fare për SPAK-un, jam i qetë!

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 12 September 2022

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar sërish SPAK-un si vegël të mafies.

Duke folur në emisionin “Të Paekzozuarit” nëse ka luftë me SPAK, Meta ka thënë se ai është në luftë me mafien dhe se do t’i shkojë deri në fund denoncimit për inceneratorët.

“Unë kam luftë me mafien, e bëj këtë luftë qetë fare. As nuk më kërcet fare për ta. Unë i ftoj mos bëhen pjesë e lojës së Edi Ramës, se ai vetë do të jetë një kurban i madh. SPAK le të hetojë gjithë ditën nuk ka asnjë shqetësim. Ne nga këto hetim faktike që i kemi me firmë e vulë të Edi Ramës, kësaj çështjeje do t’i shkojmë deri ën fund, ndaj dhe nesër kemi lajmëruar këtë protestë tek inceneratorët”, tha Meta.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera