Sport

Mesut Ozil shkruan letër emocionale për tifozët e Arsenalit

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 24 January 2021

Mesut Ozil gjatë ditë së diele edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e Fenerbahces, shkruan Gazeta inFokus.

Mesfushori turk-gjerman pas rreth 8 viteve është larguar nga Arsenali, ku regjistroi 254 paraqitje dhe realizoi 44 gola në të gjitha garat.

Ozili ka nënshkruar kontratë trevjeçare e gjysmë me gjigantin turk.

-Advertisement-

Pasi kaloi te Fenerbahce 32 vjeçari ka shkruar një letër emocionale për tifozët e Arsenalit.

Ai ka thënë se e ka të vështirë të shkruaj me fjalë dashurinë që ndjen për klubin dhe tifozët e Arsenalit, duke shtuar se do të jetë gjithmonë një topçi.

“E kam të vështirë ta shkruaj me fjalë dashurinë që e ndiej për klubin dhe tifozët. Si mund t’i përshkruaj tetë vjet mirënjohjeje në një letër të vetme?. Do të jem topçi përjetë – nuk ka asnjë dyshim për këtë”.

Tutje Ozili ka theksuar se Arsenali është një klub klasi dhe prestigji.

“Arsenali është një klub klasi dhe prestigji, diçka që e kam ndier çdo herë që kam shkelur në fushë. Lojtarët, stafi dhe menaxhmenti vijnë e shkojnë, por vlerat e klubit dhe tifozët do të mbesin përgjithmonë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera