Fun & Video

Mësuesja nga Lushnja pushohet nga puna se mori pjesë në “Për’puthen +40”: Drejtori nuk ishte dakord, unë e dija se pasi…

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 07 September 2021

Konkurrentja e “Për’puthen +40”, Gilberta Simoni, ishte mësuese në shkollën “Victory School” që kur hap shkolla para 20 vitesh. Ajo ka thënë se ka qenë një nga mësueset e para që ngritën shkollën dhe punoi dy vite për t’u transformuar në Tiranë.

Pasi u kthye përsëri në Lushnje punoi edhe 2 vite të tjera deri në qershor të këtij viti, pasi kontrata e saj nuk u rinovua pas mbylljes së vitit shkollor 2020-2021 dhe shkaku ishte pjesëmarrja e saj në “Për’puthen”.

Ky vendim i është komunikuar nga drejtuesit e institucionit të cilët nuk kanë pranuar të rinovojnë kontratën e saj.

-Advertisement-

Gilberta ishte ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” për të treguar se si kanë rrjedhur gjërat që kur u bë pjesë e reality show-t. Siç ka rrëfyer edhe më herët, ajo tha se kur është regjistruar për emisionin, ka telefonuar drejtorin.

“Duke qenë në kohën e koronës, thashë pse jo mos të hy në një emision ku të njoh dikë. Nuk ka asgjë të keqe të njohësh një person në një emision. Drejtori nuk ishte dakord, më ka folur shumë. Më tha se nëse do vija këtu, do largohesha nga puna. Pas një ore më mori në telefon e më tha se kishte një keqkuptim”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”.

Simoni gjithashtu tregoi se drejtori kishte thënë në prani të stafit se “kush merr pjesë në atë emision, është i hequr nga puna”.

“Unë e dija se pasi të më mbaronte kontrata nuk do rinovohej. E tha para kolektivit një gjë të tillë. Kur Arjan Konomi hapi çështjen e punës sime, drejtori më nisi një mesazh që më thoshte “faleminderit Gilberta””, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera