Lajme

Mësuesit padisin Komunën e Pejës për pagat jubilare, Gjykata ua aprovon padinë

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 24 January 2020

Pas disa vitesh përballje nëpër institucione të drejtësisë, Gjykata Themelore në Pejë ua ka aprovuar padinë 69 mësimdhënësve si pjesërisht të bazuar, për pagat jubilare. E nga Drejtoria e Arsimit në Pejë po vlerësojnë që për këto paga do të duhej t’i siguronte mjetet Qeveria e Kosovës, pasi komunat nuk kanë buxhet të mjaftueshëm.

Është vetëm një nga dhjetëra mësimdhënës që kanë paditur Komunën e Pejës.

Të pakënaqur se nuk iu ndanë pagat për përcjelljen në pension dhe shpërblim jubilar, Beqir Berisha e 68 mësimdhënës të tjerë iu drejtuan Gjykatës Themelore në Pejë.

-Advertisement-

Kjo e fundit, padinë e bërë ndaj drejtorisë së Arsimit në Pejë ua vlerësoi si pjesërisht të bazuar.

Berisha i cili ka vite që ka dalur në pension, ka një kërkesë për komunën në të cilën shërbeu si mësimdhënës për 42 vite.

Listës së paditësve iu kishte bashkangjitur edhe Ibrahim Bezeraj, i cili u pensionua në vitin 2015.

Bezeraj shprehet të jenë anashkaluar nga komuna.

E më 20 janar, Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që që aprovohet kërkesa e mësimdhënësve, sipas të cilës drejtoria e arsimit do t’ua paguajë paditësve shumat e caktuara dhe jo vetëm.

Por nga Komuna e Pejës nuk po pajtohen me këtë vendim. Sipas Besim Avdimetajt, qeveria do të duhej t’i siguronte mjetet.

Drejtori i arsimit thotë se për këta mësimdhënës nuk kishte pasur buxhet në atë kohë.

Por ata janë të detyruar ta zbatojnë këtë vendim, i cili sipas Avdimetajt ka pasoja për komunën.

Komuna pritet të drejtojë edhe një ankesë tjetër kundër këtij vendimi të Gjykatës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera