Fokus

Mësuesit këtë 7 Mars e festojnë me rritje të pagave

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 07 March 2019

23 mijë mësimdhënës në Republikën e Kosovës, këtë 7 Mars e kanë pritur edhe më të lumtur se viteve të tjera.

Ata pas ndryshimeve të fundit në projektligjin për pagat kanë përfituar më shumë financiarisht.

Paga më e ulët, pas ndryshimit të koficientëve do të jetë 513 euro për mësimdhënës në institucionet parashkollore, ndërsa më e larta 1481 euro për profesorët e rregullt universitar.

-Advertisement-

Gazeta inFokus sjell kalkulimet e pagave që punëtorët e arsimit do të marrin me koeficientin e projektligjit të ri, dhe me atë të kaluar:

Pagat e mësimdhënësve me projekligjin e ri:

Profesor i rregullt, Profesor emeritus, Këshilltar shkencor, koeficienti 6.2 = 1,481

Profesor i asocuar koeficienti, 5.6 = 1,338

Profesor asistent, bashkëpunëtor shkencor, koeficienti 5 = 1,195

Ligjërues në Universitet, koeficienti 4.5 = 1,075

Lektor në Universitet, koeficienti 3.7 = 884

Asistent në Universitet, koeficienti 3.65 = 872

Asistent i ri, koeficienti 3 = 717

Drejtor i shkollës së mesme dhe shkollës speciale, koeficienti 2.7 = 645

Drejtor i shkollës fillore, koeficienti 2.5 = 597

Zëvendësdrejtor i shkollës, koeficienti 2.3 = 549

Drejtor i institucioneve parashkollore, koeficienti 2.3 = 549

Mësimdhënës në shkollë të mesme, koeficienti 2.5 = 597

Mësimdhënës në shkollë speciale, koeficienti 2.5 = 597

Mësimdhënës në shkollë të mesme e ulët 6-9, koeficienti 2.35 = 561

Mësimdhënës në shkollë të mesmë e ulët 1-5, koeficienti 2.2 = 525

Pedagog/psikolog, koeficienti 2.2 = 555

Mësimdhënës në institucionet parashkollore, koficienti 2.15 = 513

Pagat e mësimdhënësve bazuar në projektligjin e kaluar:

Profesori i rregullt, ai emeritus dhe këshilltari shkencor koeficienti 6.20 = 1,481 euro.

Profesor i asocuar koeficienti 5.20 = 1,242

Profesor asistent, bashkëpunëtor  shkencor koeficient 5.00 = 1,195

Ligjërues në Universitet koeficienti 4.50 = 1,075

Asistent në Universitet koeficienti 3.65 = 872

Asistent i ri koeficienti 3 = 717

Lektor në Universitet koeficienti  3.70 = 884

Drejtori i shkollës Speciale dhe ai i shkollës fillore koeficienti 2.50 =597 euro.

Drejtor i institucioneve parashkollore koeficienti 2.30  = 549 euro.

Zëvendësdrejtor i shkollës koeficienti 2.30 = 549

Ndërsa mësimdhënësit në shkolla të mesme koeficienti 2.30 = 549 euro.

Mësimdhënësit në shkolla speciale koeficienti 2.20 = 525 euro.

Mësimdhënës në shkollë fillore koeficienti 2 = 478 euro.

Mësimdhënës në institucionet parashkollore koeficienti 1.90 = 454 euro.

Pedagog, psikolog dhe sekretari i shkollës në institucione arsimore koeficient 2.0 = 478 euro/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera