Mësuesit dhe nxënësit me udhëzues antikorrupsion
Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 26 February 2018
Që nga sot mësuesit dhe nxënësit e klasave të gjashta në lëndët histori, edukatë qytetare dhe gjuhë, përveç librave bazë do të kenë udhëzuesit antikorrupsion të përgatitura nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Udhëzuesit antikorrupsion përmbajnë këshilla për të integruar temat antikorrupsion në tri lëndët e përzgjedhura dhe materiali do të përdoret së bashku me librat e lëndëve të përzgjedhura.
Menaxheri i këtij projekti nga UNDP, Albert Avdiu, bëri të ditur se zbatimi i këtij aktiviteti bazohet në gjetjet dhe rekomandimet kryesore të vlerësimit të rreziqeve të korrupsionit në sektorin e arsimit të vitit 2015.
“Si temat ashtu edhe udhëzuesit përkatës për mësimdhënës dhe nxënës janë përpiluar me bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët gjegjës. Kjo nismë e përfshirjes së temave antikorrupsion në plan programet e lëndëve të shkollave fillore bazohet në gjetjet dhe rekomandimet kryesore të vlerësimit të rreziqeve të korrupsionit në sektorin e arsimit të vitit 2015. Me qëllim të përfshirjes së arsimimit antikorrupsion në shkolla, si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të parandalimit të korrupsionit”, tha ai.
Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Geci, tha se MASHT është i përkushtuar për të punuar në drejtim të përgatitjes së materialeve të ngjashme të cilat bëjnë përgatitjen e nxënësve, apo orientojnë nxënësit dhe i mbushin ata me njohuri për fenomenet korruptive.
“Diskutimet për korrupsionin janë në të gjitha nivelet, janë edhe në familje dhe fëmijët janë shumë të ekspozuar sa i përket temave të korrupsionit. Duket sikur ata janë jashtëzakonisht të familjarizuar me temën e korrupsionit dhe kjo mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të mëdha, sepse duke qenë që flitet shumë për korrupsionin për ta nesër, pas nesër korrupsioni mund të jetë diçka e natyrshme. Prandaj, ministria edhe në këtë projekt vlerëson se është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe dhe e rëndësishme për parandalimin e korrupsionit, sepse e vetmja mënyrë për të parandaluar korrupsionin është që të edukojmë fëmijët nëpër shkolla dhe t’i përgatisim ata për këtë fenomen negativ”, tha ai.
Ai tha se efektet që mund të japin udhëzuesit të cilët janë përgatitur nga mësimdhënësit dhe UNDP janë efekte që përgatisin nxënësit dhe parandalojnë korrupsionin.
Eksperti lokal, Bujar Gallopeni bëri të ditur se temat kundër korrupsion është propozuar të zhvillohen si qasje modulare. Sipas tij, nuk është zgjedhur të mbahen lëndë zgjedhore për shkak se këto lëndë shpesh herë nuk mbahen.
“Është propozuar dhe është pajtuar që temat kundër korrupsionit të zhvillohen dhe të instalohen si qasje modulare, nuk ka nevojë me pas lëndë të re, nuk ka nevojë me pas lëndë zgjedhore. Por, temat të zhvillohen si pjesë e moduleve të lëndëve dhe të jenë pjesë e rregullt e lëndëve për shkak edhe arritjes së qëndrueshmërisë së zbatimit…”, tha ai.
Hartimi dhe publikimi i udhëzuesve është zbatuar nga projekti SAEK II, UNDP, Zyra në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, falë mbështetjes së Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, si dhe DANIDA-s, Qeverisë së Danimarkës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...