Mësuesi pedofil SMS në Facebook nxënëses: Se mos u ke thënë gjë prindërve?!
Autori: Gazeta inFokus
15:21 | 15 Maj 2017
Zbardhen mesazhet mes mësuesit të shkollës 9-vjeccare “Mustafa Lleshi” në Kashar dhe nxënëses së klasës së 7-të.
Mësuesi i matematikës Hasan Martani, i cili është lënë në burg nga Gjykaka, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me nxënësen e tij. Ka qenë e mitura e cila i ka treguar nënës së saj për atë që kishte ndodhur dhe kjo e fundit i kërkoi vajzës së që t’i shkruajë mësuesit në rrjetet sociale “Facebook”, për të vërtetuar abuzimin.
Nëna e vajzës ka treguar për Report TV edhe përmbajtjen e këtyre mesazheve, të shkëmbyera një ditë para denoncimit në Polici. Vajza i ka shkuar mësuesit Hasan Martani në “Facebook” se kishte frikë se mos zbulohej ajo që kishin bërë.
E mitura e vë në dijeni mësuesin se mamaja e saj e ka pyetur disa herë.
Vajza: Kam frikë mos e zbulon njeri ato që kemi bërë bashkë. Mami më ka pyetur disa herë.
Hasan Martani: Ti mos thuaj asgjë. Mos u ke thënë gjë prindërve?
Vajza: Jo nuk kam thënë asgjë
Mësuesi: Shumë mirë, tani jam i qetë.
Pikërisht me këto komunikime prindërit e vajzës kanë shkuar në Polici dhe e kanë denoncuar. Por mësuesi Hasan Martani ka mohuar çdo pretendim të vajzës dhe nënës së saj. Ai ka thënë para Gjykatës se kanë komunikuar në rrjetet sociale për diçka tjetër. Vajza në dëshminë e saj në Polici është shprehur se mësuesi e prekte në vend intime dhe e ngacmonte shpesh kur ishte në klasë. Edhe prindërit e të miturës janë shprehur se vajza e tyre është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i matematikës.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
































