Sport

Messi zbulon emrin e lojtarit që admironte: Nuk kisha guxim ta shikoja në sy!

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 10 April 2020

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është konsideruar prej më shumë se 15 vitesh si futbollisti më i mirë në botë duke fituar dhe 6 topa të artë.

Në Argjentinë Messin e konsiderojnë si pasardhësin e Diego Armando Maradonës por ai vetë zbulon se një tjetër futbollist e ka mahnitur tek Barcelona.

Sulmuesi i Barcelonës tregon “frikën” që kishte teksa e shihte në sy. Nuk është as Cristiano Ronaldo, ad Maradona as Ronaldinho por Thiery Henry.

-Advertisement-

“Ditën e parë që ai hyri në dhomën e zhveshjes, unë nuk guxoja ta shikoja atë në fytyrë. E dija se çfarë kishte bërë ai në Angli, dhe pastaj ne ishim në të njëjtin ekip”, deklaroi Messi.

“Ndjej një lloj admirimi për të. Lehtësinë me të cilën shënonte, mënyra si dilte i vetëm para portierit, përfundimi… ishte gjithçka kaq e natyrshme – karriera, driblimi, lëvizja e fundit. Gjithçka”.

Henry luajti me Messin tri sezone, dhe fituan Ligën e Kampionëve, dy tituj të La Ligas dhe Kupën e Mbretit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera