Sport

Messi vazhdon të ketë probleme, mungon në stërvitjen e sotme

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 15 January 2021

Gjatë paradites së sotme skuadra e Barcelonës ka kryer stërvitjet, duke u përgatitur kështu për finalen e Superkupës së Spanjës, që zhvillohet të dielën në ora 21:00, shkruan Gazeta inFokus.

Por, në këtë seancë stërvitore ka munguar kapiteni, Lionel Messi, i cili po vazhdon të ndjejë shqetësime në kofshën e majtë.

Argjentinasi nuk u paraqit as në gjysmëfinale, ndaj Real Sociedadit tri ditë me parë.

-Advertisement-

Seancën e fundit stërvitore blaugranët e zhvillojnë nesër në ora 18:00, ku edhe pritet të mësohet gjendja e Messit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera