Sport

Messi tregon pikën e tij të dobët

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 05 September 2018

Lionel Messi ka zbuluar pikën e tij të dobët.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka thënë se ekzekutimi i penalltive janë pika e tij e dobët.

31 vjeçari gjatë një interviste që ka dhënë së fundi, ka deklaruar se i duhet të përmirësohet në këtë pikë.

-Advertisement-

“Dua të përmirësohem në gjuajtjen e penalltive. Do të doja të isha më efektiv. Është shumë e vështirë. Nuk është e njëjtë si t’i ushtrosh, si t’i gjuash gjatë ndeshjes. Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë”, ka deklaruar Messi.

“Ti mund të kesh një plan ose të kesh një ide të qartë se çfarë dëshiron të bësh, por vjen momenti që duhet ta bësh gjuajtjen e topit, kjo është shumë më e vështirë sesa që mund të duket”, ka shtuar argjentinasi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera