Messi: “Do të ishte një avantazh i madh nëse fitojmë El Clasicon”
Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 18 December 2017
Messi shpreson në fitore të shtunën kundër Real Madridit, pasi kjo do t’ua mundësonte rritjen e diferencës me rivalin kryesor për titullin e Spanjës. Diferenca mes Realit e Barçës aktualisht është 11 pikë, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
“El Clasico” e parë për vitin 2017 do të zhvillohet të shtunën, Real Madridi pret Barcelonën nga ora 13:00 në “Santiago Bernabeu”, shkruan Gazeta Express.
Kjo ndeshje është më e rëndësishme për Los Blancos, pasi aktualisht gjenden 11 pikë prapa katalunasve, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Lionel Messi, pasi mori çmimin e më të mirit në La Liga nga Marca, tha se triumfi në “El Clasico” do të ishte një avantazh i madh në luftën për titull, pasi matematikisht distanca me Realin do të shkonte në 14 pikë.
“Do të jetë shumë e rëndësishme fitorja, për rëndësinë që ka kjo ndeshje”, u shpreh fillimisht ai.
“Gjithmonë ndeshjet kundër Real Madridit janë speciale, kjo edhe për shkak të stadiumit. Nëse fitojmë, do të ishte një avantazh i madh, pavarësisht se nuk janë ata të dytit”, tha Messi.
“Do të ishte mirë që të mbyllim vitin me fitore dhe t’i festojmë të lumtur festat e fund vitit”, shtoi argjentinasi.
Përveç lojtarit më të mirë në La Liga për vitin që po lëmë pas, Messi mori nga Marca edhe çmimin e golashënuesit më të mirë, pasi e përfundoi sezonin me 37 finalizime. /Gazeta Express/
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...